Memphis Depay ka realizuar golin e parë për klubin legjendar brazilian Corinthians. Që nga transferimi surprizues në tokën braziliane, pavarësisht aktivizimit holandezi nuk kishte arritur “t’a bëjë sefte” me klubin nga Sao Paulo.
Corinthians triumfoi me rezultatin 5-2 kundër Athletico në ndeshjen luajtur në orën 01:00 me orën tonë lokale. Dhe si mund të vinte më mirë goli i parë në tokën e lavdishme amerikano jugore? Depay ka realizuar një “perlë” nga një goditje e dënimit nga një distancë e konsiderueshme. Ish-lojtari i Atletico-s u pa i entuziazmuar në festimin e golit. Bashkë me të, luajti dhe Peruani Carrillo, i cili u bë i famshëm tek Al Hilal në tokën e CR7.
Memphis doli nga minuta e 76-të pasi e kishte përmbushur misionin e tij. Realizoi 4 driblime të sukseshme, gjuajti 2 herë drejt portës, fitoi 9 duele me topin nëpër këmbë dhe dha 88 % të pasave saktësisht.
Eurogoli i Memphis Depay