
Adriano zhvilloi ndeshjen e fundit dhe të lamutmirës në stadiumin “Maracana” në sfidën mes Flamengo dhe Arnigos de Italia. Një sfidë shumë emocionuese për brazilianin, i cili këtu i jep fund aventurës së tij me futbollin.
Legjenda nuk mbajti dot lotët në momentin që dëgjoi zërin e babait të tij të ndjerë të fliste në stadium. Video kjo e rikrijuar nga intiligjenca atificiale dhe ku bëri që gjithë stadiumi të brohorisnin.
“Ka pasur shumë momente të bukura, biri im. Gjithmonë të kam thënë të mos dorëzohesh: mund të bësh më shumë. Mund ta bëjë këtë, dhe shikoni se çfarë ndodhi, kjo është e gjitha për ju. Një djalë i sinqertë, jam shumë krenar dhe padyshim, nuk mund të mos isha këtu, në betejën e fundit të Perandorit”, dëgjohet në videon.
Gjithashtu në fushë u shfaq edhe nëna e tij, e cila në dorë mbante fanellën e Flamengos, skuadra e tij që e do më së shumti. E ëma i kërkoi të vishte fanellën në stadiumin “Maracana”, teksa lotët i rridhnin “rrëke”.
“Të kërkoj të veshësh këtë fanellë dhe ta mbyllësh karrierën këtu në Maracana, përpara tifozëve dhe klubit që do. A mund ta bësh? Babi të do shumë dhe unë ende brohoras për ty”, përfundoi nëna e tij.
Today, Adriano L’Imperatore played his final tribute match for Flamengo Legends vs. “Friends of Italy”. ????????????
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) December 15, 2024
In the last minutes, an emotional message from Adriano’s late father was played, whose voice was recreated with the help of AI.
???? pic.twitter.com/WHHoYPDwEM