
Ciro Immobile, Besiktas
Besiktas është superkampione e Turqisë. Bardhezinjtë ia dolin që të mposhtnin në finale, rivalët e Galatasaray. Finalja e Superkupës përfundoi me rezultatin 0-5 në favor të Besiktas.
Protagonist absolut në këtë fitore ishte padyshim Ciro Immobile. Sulmuesi italian ia doli që të shënonte dy gola, duke ndihmuar tej mase të tijët për të arritur te kjo fitore dhe trofe.
Golat e tjerë u shënuan nga Svensson, Rafa Silva dhe Hekimoglu. Përsa i përket shqiptarëve, Milot Rashica luajti plot 86 minuta. Ndërsa Ernest Muçi e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli.
Poll