
Dortmund
Wolfsburg shkakton befasinë e madhe dhe eliminon Dortmund nga Kupa.
120 minuta mjaftuan që “ujqërit” të hiqnin qafe verdhezinjtë, për të qënë ata në mesin e 16 skuadrave më të mira të kompeticionit.
Duhej të mbërrinte minuta e 117 që Wolfsburg të gjente rrugën e rrjetës. Hero u shndërrua Wind i cili në fushë gjendej prej minutës së 80-të.
Me eliminim nga Kupa e Gjermanisë, tashmë Dortmund do i fokusojë forcat në dy kompeticionet e tjera ku merr pjesë, Champions League dhe Bundesligën gjermane.
Poll