Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Bayern Munich e nis 2026-ën me "manita", talenti Karl "REAGON" në fushë ndaj kritikave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayern Munich e nis 2026-ën me "manita", talenti Karl
Bayern Munich

Miqësorja e klubeve rezervoi një duel "dinamik", në përballjen e Salzburg dhe Bayern Munich e cila u mbyll me rezultatin 0-5, në favor të ekipit të Vincent Kompany.

Fillimi i lojës ishte shumë i mirë  për skuadrën e Bayern Munich, pasi në limitin e përfundimit të pjesë së parë Ito shënoi gol, në minutën e 45-të .

Ndërsa po aq gjuajtje të sakta kanë  bërë dhe Karl me golin e tij në minutën e 71, dhe ai i radhës i cili erdhi nga Chavez vetëm 4 minuta më vonë. Sa i takon talenti më të ri të ekipit, Karl rishënon në minutën e 87-të.

Një performancë e mirë e tij, e cila sigurisht që e krenon klubin gjerman, edhe pse së fundmi ai ka shprehur dëshirën e madhe që të luajë për Real Madrid, por ka sjellë zemërim të madh tek drejtuesit dhe tifozët e Bayern-it. Ndeshja u mbyll me një  rezultat “bindës”, kjo pasi goli i 5-të u shënua nga Bischof në minutën e 92-të .  

Poll

Lexo gjithashtu