
Gytis Paulauskas
Dy ish-ët e Superiores, Uerdi Mara dhe Gytis Paulauskas janë shfaqur protagonistë ditën e sotme me Dinamo Batumin. Sfida e vlefshme për javën e 8-të të ligës gjeorgjiane, kundër Samgurali, u fitua 2-0 nga Dinamo.
Në golin e parë ishte pikërisht ish-i i Skënderbeut, Mara ai që asistoi. Ndërkohë që për golin e dytë dhe për të vulosur këtë fitore të pastër, mendoi ish-sulmuesi i Egnatias, Paulauskas.
Një ndeshje mjaft e mirë për të dy lojtarët që kanë një të shkuar në Shqipëri. Kujtojmë se Dinamo e Batumit mban vendin e dytë me 18 pikë, dy më pak se skuadra e Iberia 1999.
Asisti i Uerdi Marës
Goli i Gytis Paulauskas
Poll