
Uruguaj - Argjentinë
Argjentina ka fituar në transfertë përballë Uruguajt në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Sfida e zhvilluar në “Estadio Centenario”, përfundoi 0-1 në favor të argjentinasve.
Golin e vetëm për këta të fundit e shënoi mesfushori 23-vjeçar, Almada në minutën e 68-të. Ndërkohë që për Argjentinën u dha një karton i kuq në minutën e 95-të, ku e pësoi Nicolas Gonzalez.
Me këtë fitore, Argjentina blindon vendin e parë në grupin e kualifikueseve, me 28 pikë. Ndërkohë Uruguaj me 20 pikë të grumbulluara mban vendin e 4-të në tabelën e renditjes.
Poll