
Janë mbyllur edhe katër ndeshjet e tjera kualifikuese të ditës së sotme. Anglia ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe duke triumfuar në shtëpi ndaj Letonisë me shifrat 3-0.
Reece James në pjesën e parë, ndërsa Kane dhe Eze në të dytën i dhanë fitoren “Tre Luanëve”. Anglia udhëheq në grupin K të Shqipërisë me 6 pikë, kuqezinjtë pozicionohet të dytët me tre pikë.
Polonia ka arritur të fitojë me shifrat 2-0 në shtëpi ndaj Maltës falë dopietës së Swidreski. Ekipi polak pozicionohet në vendin e dytë me tre pikë, e para është Finlanda, Lituania në vendin e tretë, Holanda e katërta dhe Malta e fundit.
Bosnia-Hercegovina ka triumfuar me shifrat 2-1 ndaj Qipros dhe është ngjitur në vendin e parë me 6 pikë të plota. Rumania e të njëjtit grup fitoi sot ndaj San Marinos me rezultatin 5-1 dhe pozicionohet e dyta.
Goli i Kane
Angli 3-0 Letoni (James, Kane dhe Eze)
Poloni 2-0 Malta (Swiderski 2x)
San Marino 1-5 Rumani (Zannoni / Cevoli (ag), Popescu, Marin, Hagi, Alibec)
Bosnia-Hercegovina 2-1 Qipro (Demirovic, Hajradinovic / Pittias)