Sportingu drejtohet nga Ruben Amorim, i cili ka pranuar ofertën e Manchester United dhe së shpejti do të niset me mision për në Angli. Ndërkohë, portugezi po shijon ndeshjet e fundit në stolin e klubit nga Lisbona ku arriti shumë triumfe e mbi të gjitha ringritjen e atij Sportingu që kishte vite nuk rivalizonte dyshen e madhe Porto-Benfica.
Tekniku i ardshëm i “Djajve” pa sot “Luanët e Lisbonës” të shpartallonin keqazi skaudrën e Estrela-s, ku aktivizohet legjenda Nani, një ish-i United gjithashtu. Takimi u mbyll në shifrat 5-1 nën diktatin e sulmuesit bombastik Gyokeres.
Përballja foli në emrin e sensacionit suedez, i cili nderoi Amorim me 4 golëshin e tij. Në një farë mënyre, Top-shënuesi i Liga Portugal i jep sinjale teknikut se nëse do t’i duhet një pikë kyçe në sulm në Premier League, ai është i gatshëm t’i bashkohet.
Skuadra e Rubenit vazhdon formën e shkëlqyer me 5 fitore radhazi dhe mbizotërim në kreun e tabelës. Ekipi legjendar udhëheq me 6 pikë diferencë nga “Dragonjtë” dhe çështja titull duket e mbyllur me këtë seri 3 pikësash. Këto janë arsye që shtyn fort drejtuesit në “Old Trafford” t’i besonin çelsat e klubit “fenomenit” iberik të trainingut.
Goli i parë i Gyokeres
Goli i dytë i Gyokeres
Goli i 3-të i Gyokeres