
Federico Chiesa
Federico Chiesa u transferua nga Juventusi tek Liverpooli në verën e vitit 2024, por situate e tij nuk është aspak e mirë. Vetëm 19 minuta në fushën e lojës këtë sezon janë të regjistruara nga sulmuesi 27-vjeçar.
Dëmtimet e shumta të italianit dhe konkurrenca në ekip kanë bërë që ai të mos aktivizohet nga tekniku Arne Slot. Ditët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm të Chiesës nga Anglia.
Sipas mediave italiane, të interesuar për shërbimet e sulmuesit janë Napoli, Atalanta dhe Interi. Klubi që kërkon të nënshkruajë me të, fillimisht kërkojnë ta huazojnë dhe paga e tij 7.5 milionë euro të paguhet përgjysëm me Liverpoolin.
Poll