
FIFA
Unioni i Lojtarëve është kundër Botërorit të Klubeve, ku FIFA dhe Gianni Infantino kërkojnë të zhvillojnë verën e vitit të ardhshëm. Për shkak të ngarkesës së madhe që kanë lojtarët, futbollistët kanë bërë kërkesën, pasi mendojnë se FIFA mendon vetëm për institucionin dhe jo për ta.
Kërkesa është e qartë dhe Unioni i Lojtarëve së bashku me Ligat Botërore i vendosin ultimatum FIFA, teksa i kërkojnë të heq dorë nga ky botëror. Ndër të tjera në letrën e tyre bëhet me dije se nëse nuk merret parasysh kjo kërkesë, ata do të ndërmarrin hapa të tjerë ligjorë.
Tashmë mbetet të shihet nëse FIFA do të marrë për bazë kërkesën e dy organizatave, apo do të vazhdojë më tej “lufta” e tyre.
Poll