
Brazili u turpërua nga Argjentina në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në Amerikën e Jugut. Brazilianët u mposhtën në transfertë me shifrat 4-1 dhe padiksutim që kjo ndisfatë nuk ka lënë një shije të mirë tek tifozët.
Pikërisht këtyre të fundit Marquinho u kërkon falje pas ndeshjes. Kapiteni nënvizon se është shumë e vështirë për të pranuar këtë situatë, por të gjithë duhet të përmirësohen.
“Ajo që ndodhi sot nuk duhet të ndodhë më. Është shumë e vështirë të flasësh në këtë situatë, është vërtet turp. Ne e filluam lojën shumë dobët dhe ata (Argjentina) luajtën me shumë guxim dhe besim, ishin shumë të zgjuar dhe dinin të luanin. I kërkoj falje fansave.
Për këtë nuk është vetëm faji i trajnerit, por edhe i lojtarëve. Nuk ka asnjë ekuacion të fshehtë në futboll, të gjithë mund të përmirësohemi dhe duhet të ndajmë fajin”, ka theksuar braziliani.