“Topi i Artë” i fituar nga Rodri shkaktoi shumë zhurmë dhe vazhdon të flitet ende. Karim Benzema para disa javësh u shpreh se këtë trofe e meritonte Vinicius Jr pasi gjithmonë argëtohet me paraqitjet e brazilianin se sat ë spanjollit.
Kësaj deklarate i është përgjigjur lideri i Manchester Cityt. Rodri shprehet se nuk është këtu për të kënaqur të gjithë se se e respekton mendimin e Benzemas. Ndërsa nuk nguroi të lavdronte sulmuesin francez pasi gjithmonë kur ka luajtur kundër tij e ka bërë të vuaj.
“Benzema tha se preferon të shikonte Vinicius Jr sesa mua? Nuk është fyese. Është mendimi i tij, ai ka të drejtë ta mendojë këtë. Nuk mund të pres që t'i kënaq të gjithë.
Karim Benzema ishte një fitues i jashtëzakonshëm i Topit të Artë, dhe unë jam në një pozicion të mirë ta di këtë, sepse ai na bëri të vuajmë atë vit”, ka përfunduar spanjolli.