
David Coote shkaktoi shumë zhurmë me veprimin e tij, ku në një video u pa duke thithur kokainë. Videoja e publikuar kohë më parë mori shumë reagime dhe menjëherë pas kësaj 42-vjeçari u shkarkua nga detyra e tij si arbitër në Premier league.
Anglezi eshtë rikthyer të flasë dhe në një intervistë për “The Sun” ka pranuar se është homosukesual dhe ka nguruar gjithmonë ta thotë diçka të tillë. Kokaina për të ishte e vetmja gjë që i sjellte ngushëllim.
“Unë nuk e njoh veten në videon duke thithur kokainë. Nuk e mbaj mend si u ndjeva atëherë. Kisha probleme dhe zgjodha këtë rrugëdalje.
U ndjeva i turpëruar gjatë viteve të adoleshencës. Unë nuk ua tregova prindërve të mi orientimin tim seksual deri në moshën 21 vjeçare. Nuk kam bërë të njëjtën gjë me miqtë e mi derisa mbusha 25 vjeç.
Kam fshehur ndjenjat e mia si arbitër i ri dhe kam fshehur edhe seksualitetin tim. Unë kam qenë një arbitër i mirë, por një person i keq. Dhe kjo më çoi në një sërë sjelljesh. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia të cilat ishin në varësi të asaj që prisja nga vetja. Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se ka pasur momente private ku unë kam rënë shumë poshtë. Ato nuk pasqyrojnë se kush jam sot dhe as mënyrën se si mendoj”, ka theksuar arbitri.