Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U rrëzua në tualet, ndërron jetë në moshën 20-vjeçare futbollisti i Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
U rrëzua në tualet, ndërron jetë në moshën
Justin Cornejo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador. Portieri i Barcelona SC Guayaquil ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare.

Justin Cornejo pësoi një aksident disa ditë më parë, teksa u rrëzua në tualet. Pas një jave në spital, 20-vjeçari nuk ka mundur të rimarrë veten dhe ka ndërruar jetë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Barcelona SC Guayaquil nga Ekuadori, ndërsa i shpehin ngushëllime familjarëve.

“Asnjë fjalë apo frazë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që ndiejmë tani. Kujtimi që na lini do të jetë ai që na jep forcën që na nevojitet për të dalë nga kjo situatë. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prehsh ne paqe mik. Të duam shumë”, ka shkruar klubi i Barcelonës nga Ekuadori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga