Sergio Rico i është rikthyer sërish futbollit. Rico zbriti në fushë në muajin tetor në fitoren që Al Gharafa mori në Champions League Aziatike.
Spanjolli pësoi një aksident të rëndë kalërimi. Për shkak të dëmtimeve që miri qëndroi në koma për 26 ditë, ndërsa rikthehet protagonist në fushë pas 492 ditësh.
Rico ka dhënë një intervistë për “AS”, ku ka treguar se si e kaloi këtë moment të vështirë. Ndër të tjera ka zbuluar se çfarë ka dhënë menjëherë pasi është zgjuar nga koma.
“Pas gjithçkaje që kam kaluar dhe gjithë kohës së rikuperimit, rehabilitimit, jam i lumtur që mund të shijoj futbollin, karrierën time. Shokët e mi më pritën shumë mirë. Dua të punoj për të vazhduar të shijoj karrierën time. Ishin kohë të vështira, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time. Kishte ditë që mjekët jepnin lajme shumë negative. Dhe pastaj vjen ai momenti i kthimit në fushë. Ishte shumë i bukur, një moment unik.
Kam vetëm fjalë falënderimi për futbollin. Ishte, pjesërisht, ajo që më shtyu të luftoja në kohët më të vështira. Nëse nuk do të kisha pasur futboll, do të isha dorëzuar më shpejt. Ose trupi im nuk do të reagonte. Në fillim isha në gjumë dhe nuk vura re asgjë. Ata që vuajtën ishin ata që më donin mua, familja ime, gruaja, miqtë… Janë ata që morën lajmin e keq.
Nuk kam kujtesë të qartë, jam qetësuar. Kjo është më shumë për shkak të asaj që më thanë. Gruaja ime më tha se gjëja e parë që pyeta kur u zgjova nga koma ishte: “A mund të luaj sërish futboll?”
Unë ende doja të luaja futboll më shumë pas asaj që ndodhi. Katari? Qyteti i Dohas është shumë i mirë dhe ishte një mundësi për të luajtur në Ligën e Kampionëve të Azisë. Një përvojë e re”, ka theksuar ai.