
Allan Saint-Maximin është rikthyer tek Al Ahli pasi i përfundoi huazimi te Fenerbahce. Aventura e sulmuesit francez me klubin që drejtonte Mourinho, ka shkuar si mos më keq.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, 28-vjeçari ka tronditur me deklaratën e tij kundrejt Fenerbahces. “Unë jam një person i ndershëm dhe nuk më pëlqen t’i vë njerëzit në situata delikate.
Por kam arritur në një fazq ku nuk kam më frikë nga asgjë. Ata u përpoqën të më drogonin, duke më injektuar substanca të pakuptimta. Tek Fenerbahce u gjenda në situata absurde, të cilat në mënyrë të pashmangshme më prekën”, shprehet sulmuesi që akuzon sërish turqit.
Më pas, Saint-Maximin u shpreh se Fenerbahces nuk i interesonte gjendja shëndetësore e babait të tij. “E vetmja gjë që kishte rëndësi për ata ishte ndeshja që zhvilluam. Por ku është ana njerëzore? Kur jam në gjendjen time më të keqe, më mbroni, apo jo?”, shprehet Maximin.