Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U ngjit në skenë dhe ngacmoi këngëtaren shqiptare, kush është i biri i manjatit grek që drejton klubin e Olympiacos

Shkruar nga NEWSPORT
U ngjit në skenë dhe ngacmoi këngëtaren shqiptare, kush
Fotomontazh: Miltiadis Marinakis dhe Evangelos Marinakis

Miltiadis Marinakis, djali i miliarderit grek Evangelos Marinakis ka detyruar këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Foureira të përballet me një situatë aspak të këndshme.

Teksa këngëtarja ishte në skenë djaloshi 25-vjeçar në gjendje të dehur u ngjit në skenë dhe filloi të ngacmonte Elenin. Pamjet e turpshme u bënë virale në rrjet, mirëpo shumë pak media greke i kushtuan vëmendjen e merituar.

Kjo për faktin e thjeshtë se babai i Miltiadis është një prej njerëzve më të pasur dhe më me ndikim në Greqi. Ai zotëron klubet e futbollit Olympiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel.

U ngjit në skenë dhe ngacmoi këngëtaren shqiptare, kush
Miltiadis Marinakis

Miltiadis Marinakis, kush është 25-vjeçari biznesmen ma babin miliarder?

Miltiadis Marinakis, është djali i pronarit tyë anijeve dhe të “fortit” të futbollit grek Evangelos Marinakis. Ai ka arritur të shquhet jo vetëm për mbiemrin e tij, por edhe për personalitetin e tij dinamik dhe aktivitetet në biznes.

Ndonëse është vetëm 25-vjeç, i riu ka marrë poste të rëndësishme dhe me peshë mjaft të madhe. Ai ka marrë përsipër disa nga bizneset familjare, duke dëshmuar kështu mbrehtësinë dhe aftësinë e tij dhe duke ecur në të njëjtat hapa si i ati dhe gjyshi politikan, të cilit i ka marrë dhe emrin, Miltiadis Marinakis.

U ngjit në skenë dhe ngacmoi këngëtaren shqiptare, kush
Miltiadis dhe Evangelos Marinakis

Ai është i përfshirë në mënyrë aktive në Capital Maritime & Trading Corporation, një nga kompanitë më të mëdha të transportit detar në Greqi, dhe në PAE Olympiacos, ku luan një rol të rëndësishëm në bordin e drejtorëve.

Miltiadis simpatik është më i madhi nga katër fëmijët e familjes së Vangelis dhe Athanasia Marinakis  dhe vitet e fundit është shpërngulur në Londër, aty ku dhe studion. Madje, që nga viti 2017, teksa ka marrë përsipër skuadrën tjetër të presidentit të Olympiacos, Nottingham Forest, ku është presidenti.

U ngjit në skenë dhe ngacmoi këngëtaren shqiptare, kush
Miltiadis Marinakis

Pjesa sportive megjithatë nuk është e vetmja në të cilën 25-vjeçari ndjek të atin. Ai vetë, në vitin 2021, themeloi kompaninë e tij, “Shopflix”. Sigurisht që sharmi i Miltiadis Marinakis nuk kalon pa u vënë re. Pamja e tij dhe stili e bëjnë atë një nga beqarët më të kërkuar në Greqi dhe më gjerë.

U ngjit në skenë dhe ngacmoi këngëtaren shqiptare, kush
Miltiadis dhe Evangelos Marinakis

Kush është Evangelos Marinakis?

Evangelos Marinakis është 56 vjeç, është një ndër biznesmenët grek, manjat mediat dhe anëtar i këshillit të qytetit të Pireut. Gjithashtu 56-vjeçari është pronari i klubeve të futbollit Olympiacos në Greqi, Nottingham Forest në Angli dhe Rio Ave në Portugali.

U ngjit në skenë dhe ngacmoi këngëtaren shqiptare, kush
Evangelos Marinakis

Që nga mesi i vitit 2010, Marinakis ka në pronësi ekipin e qytetit të Pireut , Olimpiakos , dhe shërben si President i tij.

Pronar i Mega Channel
Pronar i One Channel
Pronar i Olympiacos
Pronar i Nottingham Forest
Pronar i Rio Ave
Pronar i Ta Nea
Pronar i To Vima

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga