Gara për “Këpucën e Artë” të 2025-2026, sa vjen e merr gjithnjë e më shumë formën e një dueli trekëndësh. Kjo pasi emrat të cilët kryesojnë janë, Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Erling Haaland.
Të 3 protagonistët janë “kokë më kokë” në bazë të numrit të golave të cilët kanë shënuar. Por me një ndryshim të vogël, i cili erdhi nga Harry Kane në fundjavë, ku shënoi një tjetër gol dhe e rikthen atë në krye me 18 gola në total.
Një kundërpërgjigje sfiduese kjo dhe ndaj dopietës së Erling Haalandit, i cili numëron 17 gola deri më tani. Nga ana tjetër në skenë është edhe Kylian Mbappe, i cili pavarësisht dyshimeve për dëmtimin e fundit, pritet të jetë titullar ndaj Alaves. Rikujojmë se francezi shënoi një gol, barazoi norvegjezin dhe mbeti vetëm një gol larg kreut, duke numëruar kështu 17 të tilla.
“Këpuca e Artë” vlerëson golat me koeficientë: 2 pikë për çdo gol në 5 ligat e mëdha, 1.5 pikë për ligat nga e 6-ta në të 21-tën dhe 1 pikë për të tjerat.
