Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Transferta e vështirë përballë Juventusit, trajneri i Empolit beson te shqiptari: Na rikthehet Ismajli, është i rëndësishëm për ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
Transferta e vështirë përballë Juventusit, trajneri i
Roberto D'Aversa dhe Ardian Ismajli

Empoli do të luajë këtë të mërkurë në transfertë përballë Juventusit sfidën e vlefshme për raundin çerekinal të Kupës së Italisë. Në prag të këtij dueli ka folur dhe trajneri i Empolit, Roberto D'Aversa.

Ky i fundit ka folur mbi gjendjen e ekipit të tij para kësaj sfide delikate. Teksa është ndalur edhe tek mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli. Për këtë të fundit, D’Aversa thotë se ai ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë pjesë e skuadrës, duke theksuar se Ismajli është shumë i rëndësishëm për ekipin.

“Sigurisht që në fushë do të ketë lojtarë të rinj, disa prej tyre do ta nisin si titullarë. Unë gjithmonë kam pasur rezultate të mira në Kupën e Italisë. Më duhet të mendoj se kush mund të jetë më produktiv.

Rikthime? Ismajli do të jetë pjesë e skuadrës, pastaj do të vendosim për minutat dhe nëse do të startojë. Për ne ai është një lojtar shumë i rëndësishëm që na ka munguar”, tha ndër të tjera D’Aversa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga