Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Transferim i papritur! Përgatiten 1 milion euro, Ernest Muçi shok ekipi me liderin e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Transferim i papritur! Përgatiten 1 milion euro, Ernest Muçi shok
Fidan Aliti

Fidan Aliti po zhvillon një sezon mjaft të mirë me Alanyaspor në Superligën turke. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës është kthyer në lider tek ekipi turk.

Kështu, ai ka fituar interesin e “gjigantit” të kampionatit, Trabzonspor. Sipas “Telegrafit”, trajneri i ekipit nga Trabzoni, Fatih Tekke e sheh 32-vjeçarin shqiptar si të duhurin për të përforcuan repartin difensiv.

Vlera e këtij transferimi të mundshëm që në merkaton e janarit, do të kushtojë rreth 1 milion euro. Vlen të theksohet, se në rast se ky “operacion” mbyllet me sukses, Aliti do të bëhej shok ekipi me Ernest Muçin.

Poll

Lexo gjithashtu