Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Trajneri ynë do majën”, Pickford "sms" Shqipërisë: Duam të dalim të parët në grup

Shkruar nga NEWSPORT
“Trajneri ynë do majën”, Pickford "sms"
Jordan Pickford

Portieri i Anglisë, Jordan Pickford ka folur në prag të ndeshjes Angli – Shqipëri që do të zhvillohet në stadiumin “Ëembley” më datë 21 mars. Pickford nuk i ka përmendur kuqezinjtë, por thekson se duan të dalin të parët në grupin e kualifikueseve të Botërorit. Ndër të tjera, portieri thotë se trajneri Tuchel dëshiron që ekipi të jetë në majë, që të jenë gati për Botëror.

“Po bëhemi gati për Kupën e Botës dhe për të qenë në atë avion për në Kupën e Botës. Pikë së pari duhet të kualifikohemi, por ai i do standartet të vendosen më herët. Ky është kampi i parë i epokës së tij menaxheriale dhe ai do që standarte të larta të vendosen që nga dita e parë. Ai ishte shumë i lumtur se si ishim dje dhe do që të vazhdojmë në atë rrugë deri në Kupën e Botës.

E dimë që kemi një grup për t’u kualifikuar dhe duam që të dalim të parët. Ky është objektivi jonë kryesor dhe më pas të jemi në avion për të shkuar në SHBA verën e ardhshme. Ai do që ne të jemi në majën tonë për të shkuar verën e ardhshme në SHBA”, ishin fjalët e portierit anglez që luan te Everton me Armando Brojën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga