Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për tifozët e Inter Miamit. Lionel Messi do të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës të skuadrës amerikane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Inter Miamit, Tata Martino.
Në deklaratën e tij për mediat ka theksuar se sigurisht që argjentinasi ka ndjerë lodhje pas 90-të minutave pas rikthimit. Në dy sfidat e radhës ai nuk do të mund të luajë të plotë sfidën, por do të jetë në fushë kundër Atlanta United dhe NYCFC.
“Leo është shumë mirë, mbylli një ndeshje fantastike. Sigurisht është i lodhur, pasi luajti për 90 minuta pas një kohe të gjatë nga dëmtimi. Ai do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e radhës ndaj Atlanta United dhe kundër NYCFC. Ai është i gatshëm për të luajtur, por ne nuk do të rrezikojmë shumë. Sigurisht që nuk do të luajë ndeshjen e plotë, pasi për të do të jetë një ngarkesë e madhe”, ka theksuar trajneri i Inter Miamit, Tata Martino.
Kujtojmë se në sfidën e kaluar ndaj Philadelphia Union, ku kampioni i botës arriti të shënojë dopietë në fitoren 3-1 të Inter Miamit në shtëpi.