
Aaron Boupendza
Aaron Boupendza ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ish-futbollisti ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 28-vjeçare.
Ish-lojtari nga Gaboni mësohet se është hedhur nga kati i 11-të i një pallati. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar futbollistin të bëjë një veprim të tillë, i cili rezultoi fatal për të.
28-vjeçari ka qenë shok skuadre me ish-lojtarin e Tiranës, Florent Hasani. Të dy kanë luajtur te ekipi i Rapidit të Bukureshtit, teksa në merkaton e janarit u transferua te skuadra e Zhejiang FC në Kinë.
Poll