Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku futbollisti 16-vjeçar i Dusseldorf, Newton Opoku-Mensah ka humbur jetën. Ky i fundit është mbytur në liqenin e quajtur “Berta” në afërsi të Duisburg.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga ekipet e shpëtimit, Opoku-Mensah ndërroi jetë në spital. Rreth 50 persona vullnetarë u hodhën në ujë për të shpëtuar 16-vjeçarit, por për fat të keq përpjekjet ishin pa rezultat.
View this post on Instagram
Në krahun tjetër, klubi i Dusseldorf ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ekipit të të rinjve. Ndërsa, zëdhënësja e policisë lokale të Duisburgut, Julia Schindler tha:
“Djali, së bashku me adoleshentë të tjera kishin shkuar në liqenin “Berta”. Po hetojmë dhe po rindërtojmë rrethanat e ngjarjes për të zbardhur gjithçka, dhe kuptuar se si ndodhi ky aksident tragjik”.