Një ngjarje e rëndë ka tronditur kampionatin serb të futbollit gjatë ndeshjes mes Mladost dhe Radnicki. Trajneri i skuadrës mysafire, Mladen Zizovic, pësoi kolaps në minutën e 20-të dhe humbi jetën pak më vonë në spital.
44-vjeçari u rrëzua papritur pranë pankinës së tij, duke shkaktuar panik në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe transportimit me urgjencë drejt spitalit, ai nuk mundi të shpëtonte.
Zizovic është i njohur edhe për tifozët shqiptarë, pasi gjatë karrierës si futbollist ka luajtur me Tiranën në sezonin 2010-2011, ku zhvilloi 17 ndeshje dhe shënoi një gol. Lajmi ka sjellë reagime të shumta ngushëlluese nga bota e futbollit në rajon.
Ndërkohë që pamjet e rënda përkojnë me momentin kur futbollistët dhe stafi, marrin lajmin se trajneri Zizovic është ndarë nga jeta.
Video kur lajmi mësohet nga lojtarët
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       