
Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, është favorit për të fituar "Topin e Artë" këtë të hënë, duke lënë pas rivalin e talentuar të Barcelonës, Lamine Yamal. Sezoni i jashtëzakonshëm i Dembele ka tërhequr vëmendjen, ndërsa 18-vjeçari Yamal është një nga yjet e rinj më premtues të futbollit.
Ceremonia do të mbahet në "Teatrin e Chatelet" në Paris, ku do të shpallen fituesit e më të mirëve në futbollin botëror, pas një periudhe dominimi të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Pas një dekade dominimi, vitin e kaluar ishte fundi i kësaj "epoke", me Rodri të Manchester City si fitues pas fitores së Europianit me Spanjën.
Dembele është favorit për të fituar "Topin e Artë", pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG, ku arriti të mbushë boshllëkun e lënë nga Kylian Mbappe, duke shënuar 35 gola. Ky kontribut ishte kyç për sukseset e PSG-së sidomos në UEFA Champions League.
Në mesin e konkurrentëve është gjithashtu Lamine Yamal, i cili, në moshën 18-vjeçare, ka treguar aftësi të jashtëzakonshme te Barcelona. Edhe pse arriti të fitojë "Kopa Trophy" vitin e kaluar dhe ndihmoi Spanjën në fitimin e Europianit, ai nuk mundi ta çonte Barcelonën përtej gjysmëfinaleve të UEFA Champions League.