Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Thiago Motta në “fije të perit”, dy ish-ët e Serie A gati të marrin vendin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Thiago Motta në “fije të perit”, dy ish-ët e Serie A
Thiago Motta

Thiago Motta duket gjithnjë e më larg Juventusit. Trajneri italian ka humbur besimin e drejtuesve të klubit dhe me shumë mundësi në verë s’do të jetë më “timomnier” i torinezëve.

Ditëve të fundit u përfol për Gian Piero Gasperinin apo Antonio Conten, por të dy këta trajnerë janë hequr nga lista.

Klubi bardhezi ka nisur seriozisht punën për trajnerin e ri, teksa dy të rinjtë në listë janë Stefano Pioli dhe Roberto De Zerbi. I pari është në kontratë me Al Nassr e i dyti me Marseille në Francë, por një ofertë nga Juventusi që pretendon tituj madhorë në Europë do t’i tundonte.

Thiago Motta në “fije të perit”, dy ish-ët e Serie A
Stefano Pioli

Marrëdhënia e drejtuesve të Juves është mjaft e mirë me të dy trajnerët, kjo për shkak se të dy kanë qenë më parë pjesë e Serie A.

Megjithatë, pritet të shihet si do të shkojnë gjërat deri në fund të sezonit. Një “mrekulli” mund të shpëtojë Mottën, por Pioli dhe De Zerbi janë pas dere duke pritur shansin e artë.

Thiago Motta në “fije të perit”, dy ish-ët e Serie A
Roberto de Zerbi

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga