Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Tërhiqet një nga kandidatët, 'ngushtohet' lista për stolin e Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Tërhiqet një nga kandidatët, 'ngushtohet' lista
Eddie Howe

Te Anglia vazhdojnë punën për gjetjen e zëvendësuesit të Gareth Southgate. Disa emra qarkullojnë si kandidatë për të marrë në dorë “frenat” e “Tre Luanëve”.

Por një prej kandidatëve të mundshëm për stolin e Anglisë është tërhequr. Fjala është për Eddie Howe, i cili ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kontakt me krerët e Federatës, ndërsa shton se edhe sezonin e ri do të qëndrojë në krye të Newcastle.

“Askush nuk më ka kontaktuar për postin e trajnerit të Anglisë. Gjithsesi, unë jam totalisht i fokusuar te puna në krye të Neëcastle. Lojtarët e skuadrës sime e dinë që unë jam i impenjuar maksimalisht për sezonin e ri dhe për të marrë më të mirën”, u shpreh Howe.

Me dorëheqjen e Howe lista ngushtohet. Tashmë kandidatë potencialë janë Thomas Tuchel, Mauricio Pochetino dhe Graham Potter.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7