
I transferuar nga Everton prej një shume 46 milionë euro në vitin 2002, Rio Ferdinand u bë blerja më e shtrenjtë në futbollin e Britanisë së Madhe. Karrierën fantastike që 46-vjeçari kaloi te “Djajtë e Kuq”, padyshim që i jep lëvdata dhe Sir Alex Fergusonit.
Në një intervistë të dhënë për mediat, Ferdinand shprehet se tekniku i tij e bëri atë një legjendë futbolli. “Më pëlqente të dilja çdo natë jashtë. Kur isha te Ëest Ham aty ishte ambienti më i keq për t’u rritur, duke pirë alkool.
Kur firmosa për United, aty ishin shumë të kushtëzuar dhe profesionistë në kohën e duhur. Kur pësova një lëndim në një ndeshje parasezonale dilja çdo natë jashtë për gjashtë javë me radhë.”
Më pas Ferdinand tha se kur menaxheri e zbuloi këtë gjë e ndaloi. “Shiko çfarë po bën, dëshiron të qëndrosh këtu? – i shprehet Ferguson legjendës së Anglisë