
Barcelona triumfoi sërish në “El Clasico” ndaj Real Madridit kësaj radhe në finalen e Superkupës së Spanjës me rezultatin 5-2. Pas një sezoni pa fituar asnjë titull, katalanasit ngritën në qiellin e Arabisë Saudite trofeun e parë për këtë sezon.
Entuziasmin e asaj sfide nuk e fsheh aspak Jules Kounde, i cili dha një intervistë për “Canal Plus”. “Ky trofe ka shumë shije sepse po vijmë nga një sezon që nuk fituam asnjë titull.
Është gjithmonë e veçantë, veçanërisht kundër një rivali si Real Madridi. E zbatuam mirë planin e lojës, duhej të bënim presion te kundërshtari, sepse gjërat ndërlikohen nëse lëmë hapësira. Ne ishim të qetë dhe të duruar pas golit që pësuam në fillim.
Herët e tjera kur ishim një gol prapa e kishim të vështirë të bënim diçka. Pasi Szczesny doli me karton të kuq, u mblodhëm dhe folëm se nuk mund të humbnim. Këto fitore na japin shumë besim, na duhej dhe e meritojmë”, u shpreh Kounde.