
Serbia nuk po kalon aspak një situatë të qetë sidomos pas humbjes me Shqipërinë. Kuqezinjtë fituan 1-0m në Leskovac dhe pas kësaj disfate dha dorëheqjen Dragan Stojkovic. Ky i fundit bashkë me ndihmësit e tij u largua nga Serbia, duke lënë bosh stolin e ekipit.
Federata pas zyrtarizimit të largimit të Stojkovic, nënvizoi se trajneri i ekipit U-21 të Serbisë, Veljko Paunoviç do ta zëvendësonte, por tashmë krerët serbë kanë ndryshuar mendje.
Kjo pasi mësohet se trajner i Serbisë pritet të jetë Vladan Milojevic, i cili është aktualisht trajner i Crvena Zvezdës që prej 2 vitesh. Gjithçka do të zyrtarizohet ditën e premte, pasi të kenë përfunduar ndeshjet kualifikuese të këtij muaji.
Siç dihet Serbia ditën e nesërme do të luajë me Andorrën, takim që do të startojë në orën 20:45.