Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Të përfshira edhe ekipe shqiptare, në Turqi “plas” SKANDALI për trukim, baste dhe pastrim parash

Shkruar nga NEWSPORT
Të përfshira edhe ekipe shqiptare, në Turqi “plas”
Foto ilustruese

Një skandal ka shpërthyer në Turqi, ku përfshihen edhe ekipe shqiptare. Ta paktën kështu bëhet me dije nga mediat turke, saktësisht nga “Mynet”.

Sipas mediave bëhet me dije se është zbuluar një grup kriminal, i cili në fokus kishte trukimet, bastet dhe pastrimin e parave. Madje policia ka marrë në hetim disa emra të njohur në Turqi, si këngëtari Serdar Ortaç, prezantuesi Mehmet Ali Erbil, por edhe ish-futbollisti Batuhan Karadeniz.

Dy të parët po shqyrtohen në gjendje të lirë, ndërsa ish-futbollisti konsiderohet si kokë grupi dhe është në kërkim. Janë krijuar grupe mafiozësh që blenin klube të ndryshme në Ballkan dhe më pas orientonin rezultatet sipas dëshirës së tyre, kundrejt të cilave merrnin edhe shumë të majme parash.

Kështu në këtë “vorbull” ka edhe grupe mafiozësh në Shqipëri, Maqedoni dhe Gjeorgji dhe në këto vende nëpërmjet basteve në kompani online, janë lëvizur shuma të mëdha parash, por edhe janë manipuluar rezultatet sipas dëshirës duke u shkaktuar fitime të mëdha këtyre organizata, e humbje të njëpasnjëshme bastexhinjve të thjeshtë.

Pritet që në ditët në vijim të mësohet më shumë rreth kësaj çështje që tashmë sigurisht është përhapur me shpejtësi dhe ka marrë vëmendjen e mediave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga