Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Të “çmendur” pas Yamal, një video e sulmuesit në “You Tube” merr 1 milionë abonentë në vetëm 48 orë

Shkruar nga NEWSPORT
Të “çmendur” pas Yamal, një video e sulmuesit
Lamine Yamal

Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Të cilat nuk lidhen domosdoshmërisht me faktorin fushë, por këtë herë në botën dixhitale.

18-vjeçari është bërë sërish kryefjalë. Kjo pasi nga një video e hedhur në rrjetin social “YouTube”, numëron shifra të “frikshme”.

Ka mjaftuar vetëm një video që sulmuesi të ketë për 48 orë 1 milion abonentë në llogarinë e tij, të rrjetit social “Youtube”. Duke lënë kështu pas edhe emra të tjerë “BIG” të cilët prej vitesh janë aktiv me videot e tyre, si Jude Bellingham, Vinícius Jr Neymar e të tjerë.  

Në kontrast të plotë, Lamine Yamal ka arritur shifra që të tjerëve u janë dashur vite për t’i ndërtuar, brenda vetëm dy ditësh dhe me një përmbajtje të vetme. Ky fakt konfirmon se talenti spanjoll nuk është thjesht një fenomen në fushë, por edhe një ikonë e re e pa "konkurrueshme" në rrjetet sociale. 

Poll

Lexo gjithashtu