Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Talenti 20 vjeçar debutoi me "Albiceleste" në fitoren tenistike, Messi i "thur elozhe"

Shkruar nga NEWSPORT
Talenti 20 vjeçar debutoi me "Albiceleste" në fitoren
Nico Paz, debutim me Argjentinën

Në fitoren tenistike të Argjentinës 6-0 kundër vendasve të Bolivisë, vend pati për debutimin e Nico Paz. Lojtari aktivizohet në Serie A me klubin e ngjitur rishtaz, Como.

20 vjeçari cilësohet i talentuar dhe për këtë është shprehur vetë “ylli” i kësaj kombëtareje, Lionel Messi. Autori i një hat-tricku në La Paz në një mbrëmjë që foli vetëm për “Albiceleste”, ka theksuar aftësitë e lojtarit të ri argjentinas dhe shpresën se ai do të vazhdojë të rritet me hapat e duhur.

Nico Paz ka debutuar tashmë. Ai ka shumë cilësi edhe pse kur unë filloja të hidhja hapat e parë, ende nuk kishte lindur. Paz ka një të kuptuar të lojës perfekte dhe shpresoj të vazhdojë të rritet. E rëndësishme është që luajti, u argëtua dhe kështu ai ka për t’u ndierë rehat në përfaqësuese”, u shpreh fituesi i Kupës së Botës.

Argjentina kryeson e vetme grupin kualifikues të South America me 22 pikë dhe me distancë sigurie nga kolumbianët e James Rodriguez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga