Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tah konfirmon largimin nga Leverkusen, nis “lufta” mes Realit dhe Barcelonës për qendërmbrojtësin

Shkruar nga NEWSPORT
Tah konfirmon largimin nga Leverkusen, nis “lufta” mes Realit dhe
Jonathan Tah

Jonathan Tah e ka bërë të qartë një herë e mirë se do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit.

“Aspirinat” do t'i japin lamtumirën Jonathan Tah këtë verë, me qendërmbrojtësin që do të largohet si transferim i lirë kur t'i skadojë kontrata.

Pas barazimit 1-1 të Leverkusen me St. Pauli të dielën, Tah konfirmoi ikjen e tij të afërt në një intervistë për “Kicker”, duke u përgjigjur me një "po" të vendosur kur u pyet nëse largimi i tij është i vendosur.

Ai ka theksuar se vendimi i është komunikuar klubit kohë më parë.

Spekulimet për destinacionin e tij të ardhshëm po shtohen. Barcelona dikur konsiderohej si kryesuesi, por çështjet e vazhdueshme financiare në klubin katalanas mund të komplikojnë çdo lëvizje të mundshme.

Tah ishte afër bashkimit me Bayern Munich verën e kaluar, ama marrëveshja dështoi, pasi klubet nuk mund të bien dakord për një tarifë transferimi. Që atëherë, interesi i ndërsjellë duket se është “ftohur”.

Kohët e fundit, klubet kryesore në Angli dhe Itali raportohet se kanë shprehur interes, sikurse thashethemet e kanë lidhur Real Madridin me mbrojtësin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga