
Ilkay Gundogan
Galatasaray ka treguar se në Superligën turke është një superfuqi, por këtë gjë kërkon ta tregojë edhe në Europë. Kampionët turq bënë një transferim të bujshëm që mban emrin Leroy Sane.
Sulmuesi u largua nga Bayern Munich për t’u transferuar te Galatsaray. Gjithashtu një prej objektivave të kampionëve të Turqisë është edhe Hakan Calhanoglu që me shumë gjasa do të largohet nga Interi.
Por së fundmi, edhe emri i Ilkay Gundogan është në listën e Galatasarayt. Siç raporton Fabrizio Romano, klubi nga Stambolli po përgatit një kontratë për të deri në vitin 2027 me opsion edhe për një vit tjetër.
Poll