
De Ketelaere dhe Gjimshiti
Atalanta e Berat Gjimshitit ka triumfuar me golëadë ndaj Cesenës së Christian Shpendit me shifrat 6-1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë.
Bergamaskët realizuan plot katër gola në pjesën e parë ndaj miqve, dy herë me De Ketelaere, një herë Zappacosta dhe Samardzic. Ndërsa në pjesën e dytë realizoi Brescianini dhe Samardzic për të dytën herë.
Golin e nderit për ekipin e Cesenës e realizoi Ceesay i ardhur nga stoli. Në çerekfinale Atalanta do të përballet me Bolognan.
Poll