
Bluenergy Stadium
Tashmë është vendosur se ku do luhet finalja e Superkupës së Europës 2025. “Stadio Friuli” i Udinese në Itali do të hapë dyert për fituesin e Champions League dhe të Europa League të sezonit aktual.
Këtë e ka konfirmuar Kryetari i bashkisë së Udines, Alberto Felice De Toni. “Më 13 gusht të vitit të ardhshëm do të luhet finalja e Superkupës së Europës. Ky event është hapës për një sezon të ri, një ngjare e kalibrit absolut ndërkombëtar.” – shprehet Kryebashkiaku.
Stadiumi aktual që luan dhe ekipi i Udineses, ka kapacitet ku mund të presë 25,144 të pranishëm në tribuna.
Poll