Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sporting Lisbon i vendos çmimin bomberit Viktor Gyokeres, tashmë fillon “lufta” mes klubeve të interesuara

Shkruar nga NEWSPORT
Sporting Lisbon i vendos çmimin bomberit Viktor Gyokeres, tashmë
Viktor Gyokeres

Viktor Gyokeres , sulmuesi suedez dhe padyshim një nga interpretuesit më të mirë të këtij roli në Evropë, do të largohet nga Sporting Lisbon këtë afat kalimtar veror. Një ofertë totale prej rreth 65 milionë eurosh mund të jetë e mjaftueshme për të marrë “dritën jeshile” nga klubi portugez.

Kjo është marrëveshja e arritur midis menaxhmentit të Sporting dhe lojtarit suedez disa muaj më parë. Aktualisht, thuhet se janë duke u zhvilluar negociata me disa klube të mëdha evropiane të interesuara për shërbimet e tij, me Arsenalin që duket se është në pozicionin më të mirë për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Viktor Gyokeres pati një sezon thjesht të jashtëzakonshëm 2024-2025 me Sporting Lisbon, duke u bërë një nga sulmuesit më të frytshëm dhe vendimtarë në Evropë. Numrat e tij flasin vetë, në Liga portugeze, sulmuesi suedez ka bërë 33 paraqitje, duke shënuar një shifër mbresëlënëse prej 39 golash dhe duke dhënë 7 asiste.

Ndikimi i tij në Champions ishte gjithashtu i rëndësishëm, me 6 gola dhe 1 asist në 8 ndeshje. Në kupat kombëtare, Gyokeres vazhdoi të shkëlqejë, 4 gola dhe 3 asistime në 6 paraqitje në “Taça de Portugal”, 4 gola në 3 paraqitje në “Taça da Liga” dhe 2 asistime në “Supertaça Candido de Oliveira” në vetëm një paraqitje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga