Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Spektaklin e ka në ADN, Xherdan Shaqiri zgjidhet më i miri në Zvicër

Shkruar nga NEWSPORT
Spektaklin e ka në ADN, Xherdan Shaqiri zgjidhet më i miri në
Xherdan Shaqiri kundër Young Boys

Lojtari me origjinë shqiptare, një super talent që dominonteë skenat dikur në Europë, Xherdan Shaqiri ka fituar çmimin individual në Zvicër. Ish-futbollisti i Bayernit e Interit është zgjedhur Lojtari i Javës në kampionatin helvet për raundin e 11-të.

Kujtojmë që Shaqiri u rikthye në futbollin e përfaqësueses së tij për llogari të klubit më të madh zvicerian, Baseli. Aty, hodhi hapat e para në formimin e tij Xherdani dhe pas aventurës së shkurtër në SHBA vendosi të shpërblejë ekipin e Xhakës e të bëhet koleg me vëllain e Granitit. “Big Shaq” ka luajtur shumë me Granit Xhakën në kombëtaren e vendit neutral për vite të tëra, ndërkohë tani vendosi të ndërrojë “vëlla” e të luajë krah ish-futbollisit të Kombëtares.

Lojtari i Ndeshjes në ndeshjen e Ëinterthur-Basel u shpall pikërisht fenomeni helvet me notën absolute 10. Kjo pasi ai realizoi 2 gola dhe 3 asistime perfekte. Faqja zyrtare e Credit Suisse League i dha trofeun individual mëse të merituar. Edhe pse ekipi nga qyteti i Bazelit në kufij, u trondit nga rivalët e mëdhenj të Young Boys dje në ndeshjet e mesjavës, vazhdon të jetë në formë të mirë fal Shakut. Të shohim nëse “gjerdani” ynë do të çojë në titull efortet e tij me “Kuqeblutë”.

Spektaklin e ka në ADN, Xherdan Shaqiri zgjidhet më i miri në
Nota 10.00 e Xherdan Shaqirit
Spektaklin e ka në ADN, Xherdan Shaqiri zgjidhet më i miri në
Statistikat e Shaqirit që e nderuan me çmimin e javës

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga