Kolumbia është finalisja tjetër e Copa America. Kolumbianët ia dolën me sukses të kalojnë Uruguain, teksa i mposhti 1-0. Goli i Jefferson Lerma i shënuar në pjesën e parë të sfidës do të ishte vendimtar në këtë përballje.
Kolumbia që në pjesën e parë mbeti me 1 lojtar më pak, pasi Munoz mori të dytin e verdhe dhe në këtë mënyrë në minutën e 45+1 la fushën e lojës. Pavarësisht kësaj, kolumbianët ia dolën që deri në fund të ruanin avantazhin dhe të siguronin kështu biletën e finales së madhe.
Tashmë Kolumbia do të sfidojë Argjentinën në finale për trofeun e madh. Finalja e këtij turne do të zhvillohet me 15 korrik në orën 02:00.
Ndërkohë nga krahu tjetër Uruguai dhe Kanadaja do të sfidohen mes tyre më 14 korrik në orën 02:00 për të vendosur për vendin e 3-të.