
Barcelona - Real Madrid
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen mbrëmjen e sotme në një “El Clasico” ku në fund do të fitohet një trofe. Supersfida e vlefshme për finalen e “Copa del Rey”, do të startojë në orën 22:00.
Katalansit vijnë si të favorizuar në këtë duel, jo vetëm prej formës aktuale, por edhe prej trofeve të “Copa del Rey” që ka fituar deri më sot.
Barcelona kryeson në këtë kompeticion, duke e fituar plot 31 herë. Në krahun tjetër “Los Blancos” kanë triumfuar 20 herë në këtë kompeticion, duke mbajtur vendin e 3-të, pasi në të dytin renditet Athletic Bilbao me 24.
Kujtojmë që ky duel do të zhvillohet në Sevilla, në stadiumin “Estadio de La Cartuja”.
Poll