Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Spanja në ZI para duelit me Gjeorgjinë, ndërron jetë ish-trajneri i njohur spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
Spanja në ZI para duelit me Gjeorgjinë, ndërron jetë
Xabier Azkargorta

Futbolli spanjoll është në zi. Ka ndërruar jetë trajneri i njohur spanjoll, Xabier Azkargorta. Ish-timonieri i njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 72-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët e tij. Azkargorta në karrierën e tij ka drejtuar disa klube spanjolle, ndërsa suksesin më të madh e ka pasur me Kombëtaren e Bolivisë.

Pikërisht me këto të fundit arriti t’i kualifikonte për në Kupën e Botës në vitin 1994. Ndërkohë ka drejtuar edhe ekipin Kombëtarë të Kilit.

Një lajm i trishtë ky për spanjollët, të cilët ditën e nesërme do të duelojnë me Gjeorgjinë. Spanja luan në transfertë, ditën e nesërme në orën 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu