Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Skuadra belge njofton largimin, Besnik Hasi: Më vjen keq, doja të qëndroja

Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra belge njofton largimin, Besnik Hasi: Më vjen keq, doja të
Besnik Hasi

Besnik Hasi dhe Mechelen do të përpresin bashkëpunimin e tyre në fund të këtij sezoni. Trajn eri shqiptar do të largohet nga drejtimi i skuadrës belge.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kur falenderon Hasin për kontributin e dhënë. Ndër të tjera theksojnë se bashkëpunimi mes tyre është ndërprerëq me marrëveshje. Ndërkohë për këtë ka folur në konferencën për shtyp edhe 52-vjeçari, i cili theksoi se do i pëlqente të vazhdonte qëndrimin pasi skuyadra po bënte paraqitje të mira nën drejtimin e tij.

“Lojtarët duhet të dëshmojnë veten me një trajner të ri. Më vjen keq për largimin tim. Më pëlqeu të punoja këtu. Unë e bëra punën time këtu. Kur mbërrita skuadra ishte në gjendje të keqe, por pas kësaj arritëm rezultate të një ekipi kampion.

Ne madje luftuan për vendin e parë deri në ndeshjen e fundit. A do të kisha qëndruar nëse do të arrinim në play-offin e Ligës së Kampionëve, nuk e di. Shpresoj që klubi të tregoj paraqitjet e duhura për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hasi në konferencën për shtyp.

Kujtojmë se Hasi luftoi deri në fund me Mechelen për të siguruar “Play-Off” e Champions, por fatkeqësisht nuk ia dolën, ndërsa vlen të theksohet se e mori skuadrën kur luftonte për mbijetesën në kampionatin belg.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga