Presidenti i Fenerbahces, Sadettin Saran u arrestua në Stamboll si pjesë e një hetimi për përdorimin dhe furnizimin me drogë, hetim ky i cili ka përfshirë edhe figurat e njohura. Saran u ndalua vetëm disa orë pasi analiza e flokëve, rezultoi pozitive për metabolitët e kokainës, një rezultat që autoritetet thonë se mund të tregojë ekspozim tek narkotikët për një periudhe të gjatë kohore.
Ndërsa për skandalin në fjalë ka reaguar menjëherë edhe klubi turk Fenerbahce. Ky i fundit publikoi një deklaratë duke shprehur mbështetjen për Saran dhe duke siguruar tifozët se aktivitetet e klubit do të vazhdojnë pa ndërprerje.
“Presidenti Sadettin Saran u mor në paraburgim sonte nga Komanda e Xhandarmërisë Provinciale nga Zyra Presidenciale e Fenerbahces si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm. “Procesi vazhdon brenda kornizës së sundimit të ligjit dhe nën përgjegjësinë e autoriteteve përkatëse. Besimi ynë është i palëkundur se presidenti ynë do ta kapërcejë këtë periudhë me qetësi dhe qëndrueshmëri”, ka shkruar klubi.
Nga ana tjetër Saran hodhi poshtë rezultatin e testit, duke këmbëngulur se nuk e kishte përdorur kurrë substancën narkotike për të cilën akuzohet dhe ka kërkuar riekzaminim.
