
Beppe Marotta dhe Simone Inzaghi
Ditën e djeshme është raportuar se Simone Inzaghi ka pranuar të drejtojë skuadrën e Al Hilal. Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare, në një moment ku Interi gjendet pesë ditë përpara finales së Champions League.
Presidenti i Interit, Beppe Marotta është shprehur në një intervistë se dëshiron që të vazhdojnë me Inzaghin. “Vlerësimi i Inzaghit është i drejtë për një trajner.
Sot të gjithë jemi të përqendruar në një ngjarje historike, Champions League. Jam optimist sepse marrëdhënia me Inzaghin është e shkëlqyer, cikli nuk ka mbaruar, ka një simbiozë të bukur. Shpresoj të mund të vazhdojmë së bashku”, u shpreh Marotta.