
Kylian Mbappe më në fund është rikthyer në listën e lojtarëve të grumbulluar për Kombëtaren e Francës. Ylli i Real Madridit nuk ka marrë pjesë në katër ndeshjet e fundit të “gjelave” në Nations League.
Tashmë ai është kthyer më i lumtur se kurrë, duke e shprehur këtë gjë dhe në intervistën e tij të fundit. “A më ka munguar Franca? Po, dhe është kënaqësi që kthehem. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë kjo skuadër për mua.
Jam i lumtur të kthehem, kam të njëjtën energji dhe të njëjtën dëshirë për të ndrihmuar kombëtaren franceze të fitojë. A kam pasur probleme me Deschamps? Jo! Nëse do të kisha pasur, nuk do t’i isha përgjigjur kurrë telefonatave të tij.
Të gjithë më njohin, nëse kam një problem me dikë, nuk mbaj lidhje. Kam respekt për trajnerin e kombëtares franceze, ai më bëri thirrjen time të parë në ekip.”, u shpreh Mbappe.