Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Është favorit për të fituar “Topin e Artë”, legjenda gjermane përjashton nga lista Vinicius: Janë 2 të tjerë para tij

Shkruar nga NEWSPORT
Është favorit për të fituar “Topin e Artë”,
Kane - Rodri- Vinicius-Mbappe - Bellingham

Vinicius Jr është favorite kryesorë për të fituar “Topin e Artë” në këtë sezon. Por kështu nuk mendon legjenda gjermaane, Lothar Matthaus. Ky i fundit thekson se braziliani ka patur një sezon fantastik me Real Madrid, por nuk mjafton.

Para tij sipas legjendës gjermane janë 2 futbollistë të tjerë që mund ta fitojë këtë çmim prestigjioz. Rodri dhe Bellingham e meritojnë të ngrejnë lart atë trofe.

“Të fitojë Vinicius Topin e Artë nuk do të më befasonte. Golashënuesit janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, dhe me fitoret në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, ai ka fituar vlefshmërinë.

Për mua, Rodri e meriton Topin e Artë më shumë se Vinicius Jr. Ai ishte truri dhe kapiteni i kombëtares spanjolle që fitoi Euro 2024 dhe gjithashtu fitoi titullin e Ligës Premier me Manchester Cityn. Ai ka qenë lojtari i spikatur këtë vit.

Bellingham , ashtu si Vinicius, fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Ai ishte vendimtar për Anglinë, duke i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Evropianit. Renditja ime është Rodri i pari, Bellingham i dyti dhe Vinicius i treti”, ka përfunduar Matthaus.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga