
Ardon Jashari - Granit Xhaka
Sezoni që lamë pas, ishte i përkryer nga mesfushori Ardon Jashari. 22-vjeçari shqiptar që vesh fanellën e Kombëtares zvicerane, zhvilloi një sezon të shkëlqyer duke u shpallur kampion në Belgjikë me Club Brugge.
Ditën e sotme, “Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e futbollistëve më të shtrenjtë të kampionatit elitar belg. Ardon Jashari është tashmë zyrtarisht lojtari më i shtrenjtë në Belgjikë.
Mesfushorit shqiptar i është rritur vlera nga 25 milionë euro në 32 të tilla. I dyti në listë është Joel Ordóñez me 28 milionë euro dhe i treti Christos Tzolis me 25 milionë euro.

Poll